Policia e kantonit të Valais është informuar të premten për një demonstratë të planifikuar në Martigny VS. Sipas njoftimit, një grup prej tridhjetë personash janë takuanr përpara një qendre tregtare për të blerë së bashku, në mënyrë demonstrative, pa maska mbrojtëse, shkruan 20minuten.ch.
“Kur panë që po i shihte policia e angazhuar për këtë rast, rreth pesëmbëdhjetë veta nga ata që kishin shkuan për të bërë pazar pa maskë menjëherë vendosën maskat higjienike para se të largoheshin nga qendra tregtare”, transmeton albinfo.ch. raportimin e bërë nga Policia Kantonale e Valisit, të shtunën.
Pesëmbëdhjetë persona të tjerë që u treguan të pabindur u identifikuan dhe u gjobitën. Policia Kantonale e Valisit ka nisur një hetim për të identifikuar organizatorët dhe për t’i raportuar ata te prokurori publik.