Senati amerikan miratoi një plan masiv prej gati 2 trilionë dollarësh lidhur me pandeminë që pritet t’u vijë në ndihmë miliona amerikanëve. Projektligji parashikon edhe një pagesë direkte prej 1,400 dollarësh, të cilën do ta përfitojë pjesa dërrmuese e amerikanëve. Asnjë republikan nuk e mbështeti paketën e ndihmës, e cila do të rikthet për miratim përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve.
Pas një sesioni të maratonë Senati miratoi paketën e ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh, duke e sjellje Presidentit Biden edhe më pranë një fitoreje të madhe legjislative.
“I premtova popullit amerikan se ndihma ishte në rrugën e duhur. Ne kemi bërë një hap tjetër gjigand përpara në përmbushjen e këtij premtimi”, tha Presidenti Biden.
Votimi përfundimtar rezultoi sipas linjave partiake. Republikanë ishin të bashkuar kundër planit.
Paketa parashikon miliarda dollarë ndihmë për shtetet, shkollat dhe bizneset e vogla përfshirë pagesa të drejtpërdrejta për shumë amerikanë, prej 1400 dollarësh.