Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës për vitin 2021, transmeton albinfo.ch.
Në këto zgjedhje, personi më i votuar ka dalë të jetë kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, me 300,788 vota.
Nga ana tjetër, listën e dhjetë personave më të votuar e mbyll Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje me 44 mijë e 73 vota.
Nga kjo listë, nga 10 më të votuarit janë nga LVV, kurse PDK dhe LDK me nga një deputet.
Në këtë listë, 4 më të votuarit janë femra.
Kjo është lista e plotë e top 10 personave më të votuar në nivel vendi:
- Vjosa Osmani (LVV) – 300,788 vota
- Glauk Konjufca (LVV) – 200,641 vota
- Arben Vitia (LVV) – 107,813 vota
- Enver Hoxhaj (PDK) – 100,518 vota
- Donika Gërvalla (LVV) – 71,720 vota
- Avdullah Hoti (LDK) – 69,640 vota
- Vasfije Blair (LVV) – 60,885 vota
- Mimoza Kusari – Lila (LVV) – 53,563 vota
- Avni Dehari (LVV) – 51,116 vota
- Armend Muja (LVV) – 44,073 vota