Arban Abrashi, ministri në detyrë i Infrastrukturës, është i vetmi nga Lidhja Demokratike e Kosovës që mbajti post të ministrit së fundi dhe nuk u zgjodh deputet.
Nga Qeveria në detyrë, sa u përket anëtarëve të LDK-së, ulëset në Kuvend i kanë siguruar kryeministri Abvdullah Hoti, zv.kryeministri Driton Selmanaj dhe ministrat Anton Quni, Agim Veliu, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa dhe Vlora Dumoshi, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se LDK-ja ka siguruar vetëm 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.