Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Personi më i votuar nga këto zgjedhje ka dalë Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota, pwrcjell albinfo.ch.
Por, më pak e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit, prej atyre që kanë arritur të bëhen deputetë, është Fatime Gjorgjeviq nga Iniciativa Rome.
Ajo ka marrë 713 vota, ndërsa bashkë me Fadil Gashin nga i njëjti subjekt politik, do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.