Ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar rënie krahasuar me ditët e fundit të muajit shkurt, numri i viktimave nga koronavirusi mbetet i lartë.
Ministria e Shëndetësisë thotë se 21 persona kanë gjetur vdekjen gjatë 24 orëve të fundit, duke regjistruar një tjetër rekord.
Ndërkohë, 851 persona janë konstatuar me koronavirus pas kryerjes së 3149 testimeve.