Shqipëri, duket se fushata e vaksinimit vijon në qytete të ndryshme në vend, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Prej ditësh ka nisur edhe vaksinimi i të moshuarve, ndërsa ditën e sotme nisi edhe në Durrës.
Deri më tani janë realizuar 15,027 vaksinime anti-Covid, ndërsa ende pritet të vijojë me grupmoshat e tjera më të rrezikuara nga sëmundja e rëndë.
Ndërkohë më herët kryeministri Edi Rama tha se është marrë garanci për 30 mijë vaksina të tjera Pfizer që pritet të vijnë në muajin prill.