Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të filloj procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Procesi do të fillojë në ora 18:00 të ditës së sotme. Deri tani nga KQZ janë numëruar votat e rregullta dhe ato me postë, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Raportohet se mbi 20 mijë zarfe nga diaspora janë refuzuar deri më tani.
Nga votat e rregullta fitues të zgjedhejve ka dalur Lëvizja Vetëvendsoje me 47.85% të votave, e pasuar nga PDK me 17.41% dhe LDK me 13.08%.