Dridhjet e një tërmeti që është regjistruar sot në Shkup, janë ndier edhe në qytetin e Gjilanit. Kjo ka ndodhur rreth orës 16:46, shkruan rtklive.com.
Tërmeti ishte 2.5 shkallë të Rihterit.
Lajmin për dridhjet në Gjilan e kanë bërë të ditur qytetarët në rrjetet sociale ndërsa tërmeti është konfirmuar edhe në faqen zyrtare Earthquake.
Sipas të dhënave, tërmeti ka ndodhur në Shkup por u ndje edhe në Kosovë.