Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, vizitoi Albin Kurtin në selinë e Vetëvendosjes, për t’ia uruar kryetarit Kurti fitoren në këto zgjedhje dhe për të diskutuar për prioritetet e qeverisë së re.
“Një mandat kaq i fuqishëm për ndryshim na obligon që pa humbur kohë të punojmë në formimin e qeverisë së re”, shprehet Kurti.
Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar, janë fusha ku qeveria Kurti pritet t’i bëjë me qeverisjen e tij, krahas zhvillimit ekonomik për krijimin e vendeve të reja të punës, tha kryetari Kurti.
“Bashkë me z. Rhode u dakorduam t’i mirëmbajmë e thellojmë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, shprehet Kurti. /Albinfo.ch