Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, kishte ditëlindjen edhe një nga të vrarët e zonjës Ferdonije nga ushtria serbe.
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ditën e djeshme e përmbyllën me një vizitë që patën te nëna Ferdonije Qerkezi në Gjakovë, transmeton albinfo.ch.
Gjatë vizitës nëna Ferdonije foli me ta lidhur me familjarët e saj të zhdukur, burrin e djemtë që s’i takoi më që nga lufta e vitit 1999, kur forcat serbe i dëbuan ata nga shtëpia.
Por pikërisht më 17 shkurt është edhe ditëlindja e djalit të saj, Artanit.
Pas vizitës që pati nga Osmani dhe Kurti, ajo u shpreh se sado pak, këta të fundit ia lehtësuan mungesën dhe dhimbjen për të.
