Në Cyrih sot është mbajtur një demonstrim tjetër i paautorizuar nga skeptikët e masave të koronavirusit.
Policia e qytetit ka shpërndarë tubimin dhe ka raportuar 150 persona pjesëmarrës. Shumica e pjesëmarrësve ishin pa maska mbrojtëse, thuhet në raportin e policisë së qytetit, shkruan srf.ch.
Shërbimet e urgjencës kanë bërë përpjekje t`i vetëdijësojnë ata për dispozitat ligjore përmes njoftimeve me altoparlantë, transmeton albinfo.ch.
Një grup më i madh i “shëtitësve” ka lëvizur nëpër lagjen Niederdorf pak pas orës 13:00, mbi urën e stacionit për në Bahnhofquai. Atje policia ka bllokuar rrugën dhe ka ndaluar ata që morën pjesë në demonstratë.