Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe kandidati për kryeministër, ka qenë i pari nga liderët që i shoqëruar nga familja e tij ka hedhur votën në qendrën e tij të votimit, raporton Albinfo.ch.
Në një deklaratë për media pas votimit, ai tha se sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët.
“Verdikti që sot do ta japin qytetarët është vendimi më i rëndësishëm”, tha Hoxhaj.
Megjithatë, në kuadër të deklarimit të tij, Hoxhaj përmendi edhe sloganin e subjektit të tij politik, derisa mbetet të shihet nëse kjo përbën shkelje të heshtjes zgjedhore.