Kantoni i St. Gallenit po u reziston rregulloreve të reja që kanë hyrë në fuqi për hyrje në Austrinë fqinje.
Që nga e mërkura, sa i përket hyrjes në Austri vlen kjo: Kushdo që dëshiron të hyjë duhet të jetë në gjendje të tregojë një test negativ të koronës që është bërë në Austri, raporton srf.ch.
Testet e kryera në Zvicër nuk do të pranohen.
Por, sipas një deklarate për media të Kantonit të St. Gallenit, ky kanton është “irrituar” nga masa e marrë në Austri, transmeton albinfo.ch. Prandaj kantoni i është drejtuar guvernatorit të landit (republikës) Vorarlberg që kufizohet me Zvicrën dhe ministres federale të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Kërkesa e kantonit të përmendur është që të gjendet një zgjidhje më pragmatike në kufirin me Austrinë – dhe që testet zvicerane të njihen gjithashtu në të ardhmen.