Diaspora shqiptare, në këto zgjedhje po luan një rol të rëndësishëm, duke dërguar votat e tyre me postë, transmeton albinfo.ch.
Që nga dita e martë është hapur afati për votim me postë nga diaspora. Mërgimtarët kanë afat që të votojnë deri më 12 shkurt. Shumë prej tyre tashmë e kanë përfunduar këtë proces.
Në këto zgjedhje 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga e mbarë diaspora, transmeton tuje albinfo.ch.
Një qytetarë nga Mitrovica që jeton në Austri ka publikuar me dhjetëra zarfe që ai dhe familja e tij i kanë nisur drejt Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
‘Krejt dhe drejt 127 LVV përhajer na koft”, ka shkruar Remzi Rulani duke publikuar zarfet e votimeve që i ka bërë gati për t’i nisur për Kosovë.
Edhe mijëra të tjerë kanë votuar familjarisht dhe votën e tyre po e dërgojnë me postë, pavarësisht se ky votim atyre po iu kushton edhe financiarisht. /Albinfo.ch

