Në një njoftim të fundit, KQZ-ja ka sqaruar se në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës mund të votohet vetëm për një subjekt politik, të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik, transmeton albinfo.ch.
Duke respektuar edhe procedura tjetër e dërgimit të fletëvotimit, duke pasur kujdes që të ruhet edhe fshehtësia e votës.
Po ashtu, fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.
Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Gjithashtu, fletëvotimin përmes postës duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Në rast se dërgohen fletëvotime për persona të tjerë KQZ bën të ditur se fletëvotimet do të refuzohen.
Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.
Kujtojmë se 102 mijë e 100 votues janë konfirmuar si votues jashtë vendit, teksa KQZ-ja ka përfshinë në listë votuese edhe ata persona që nuk u lajmëruan në telefon.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i personave janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 102 mijë e 100. /Albinfo.ch