Policia e kantonit të Berneës ka shpërndarë një tubim të paautorizuar nga kundërshtarët e masave të koronavirusit, raporton srf.ch.
Tubimi protestues po mbahej të pasditen e sotme, (e shtunë) në sheshin Bundesplatz, para ndërtesës së Pallatit Federal.
Pjesëmarrësit të cilët nuk e respektuan kërkesën e policisë për të lëshuar vendin e tubimit, u kontrolluan nga policia.
Ndaj 60 vetave u bënë kallëzime penale, ka njoftuar policia e kantonit të Bernës përmes Twitterit, pas tubimit, transmeton albinfo.ch.
Rreth njëqind njerëz i janë përgjigjur një thirrje të përhapur në mediat sociale për të demonstruar për një “fund të të gjitha masave të pabazuara”, siç thuhej në thirrje.
Shumica e pjesëmarrësve në miting nuk kishin maska mbrojtëse të fytyrës.