Ky qenush priti të zotin e tij për një javë pasi ai ishte i shtruar në spital. Boncuk tërhoqi vëmendjen e njerëzve dhe tani është qeni më i njohur në Turqi, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pritja e tij u shpërblye, pasi Senturku doli nga spitali në gjendje më të mirë. Ribashkimi i tyre emocionoi mjekët dhe këdo që u njoh me historinë e tyre.