Prodhuesi i dytë i vaksinave kundër Covid-19, AstraZeneca, ka njoftuar këtë fundjavë uljen e dërgesave për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Shkak për këto vonesa janë bërë ulja e prodhimit pas një problemi.
Lajmi vjen në kohën që shumë programe vaksinimi të shteteve të ndryshme u ngadalësuan për shkak të mosdërgimit në kohë të porosive nga Pfizer–BioNTech, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Komisionerja e BE-së për Shëndetin shprehu pakënaqësinë e saj për këtë lajm.
Zyrtarë të tjerë i deklaruan agjencisë së lajmeve Reuters që sasia e dërguar nga AstraZeneca do të reduktohej në 31 milionë nga 80 milionë doza që ishin parashikuar fillimisht për tremujorin e parë të këtij viti.