Sipas Institutit Zviceran të Barnave, (Swissmedic), vaksina e tretë e koronavirusit në Zvicër, ajo nga AstraZeneca, mund të miratohet “në javët e ardhshme”.
Kompania suedeze-britanike tashmë kishte paraqitur aplikacionin e saj në fillim të tetorit të vitit të kaluar.
Swissmedic është ende duke pritur për të marrë “të dhëna të rëndësishme”, ka thënë zëdhënësi i medias Lukas Jaggi të premten për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Zvicra ka porositur deri në 5.3 milion doza të kësaj vaksine.
Vaksina e Astrazeneca pritet të aprovohet së shpejti edhe në BE. Kompania fillimisht do të dorëzojë në BE më pak vaksina sesa ishte planifikuar, transmeton albinfo.ch.
Nëse grupi britanik-suedez merr miratimin nga BE, numri i dozave do të jetë më i ulët në fillim, është shprehur një zëdhënëse e kompanisë. Arsyeja për këtë është rendimenti më i ulët në një vend prodhimi “brenda zinxhirit tonë të furnizimit Evropian”.