Sot, e premte, BAG raporton mbi 2 mijë raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Që nga e enjtja 2156 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 26,667. Shkalla e pozitivitetit është 8.1 përqind. BAG raporton gjithashtu 62 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 92 persona u shtruan në spital. /Albinfo.ch