Kjo është bërë e ditur të mërkurën në faqen zyrtare të klubit. Ai te skuadra e Austrisë është transferuar si lojtar i lirë, shkruan albinfo.at.
22-vjeçari është prezantuar te skuadra austriake, ku ka zgjedhur fanellën me numrin 23.
Zeka ka dalë nga Akademia e futbollit të Prishtinës, teksa karrierë ka bërë te Skënderbeu në Shqipëri, Lille B në Francë dhe Fortunna Sittard në Holandë.
Ish-sulmuesi i U-21 të Shqipërisë së fundi ishte pjesë e skuadrës belge, Royal Mouscron.
“Kohët e fundit kemi humbur disa lojtarë për shkak të lëndimeve. Ne reaguam për këtë brenda mundësive tona financiare”, tha trajneri i Austrisë, Peter Stöger, rreth nënshkrimit të ri, shkruan ggazeta austriake vienna.at.
Kontrata e Zekës me ekipin vjenez zgjat deri në verën e vitit 2022.