Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë vendit, ndërsa i porositi ata të ndjekin me kujdes udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi siç tha ai, vota e mërgimtarëve është shumë e rëndësishme.
Kurti u bëri thirrje atyre ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, kurse theksoi se kjo e drejtë i bën ata pjesë të pandashme të proceseve vendimmarrëse në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shpjeguar edhe procedurat e aplikimit, ndërsa ka shtuar se kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë vendit.