Në konferencën e sotme për media të mbajtur në Bernë, Nora Kronig, Nëndrejtor i BAG dhe Shefe e Departamentit Ndërkombëtar ka folur për rrjedhën e deritashme të vaksinimit dhe numrin e të vaksinuarve, shkruan srf.ch
“Dje ka pasur një ndërprerje për shkak të pengesave të furnizimit me vaksina nga Pfizer / Biontech, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, ne jemi të sigurt se do të vazhdojmë të marrim dozat e vaksinimit që kemi porositur për tremujorin e parë të vitit 2021.
Deri dje në mbrëmje, në Zvicër ishin kryer 110,000 vaksinime”, ka saktësuar Kronig.
Kantonet janë përgjegjëse për vaksinimin prandaj kontakti midis BAG dhe kantoneve është i afërt, thotë ajo më tutje.
“Vaksinimet janë tashmë po bëhen në të gjitha kantonet. Numri i vaksinimeve po rritet çdo ditë, por ne po vërejmë se ka akoma shumë për tu rregulluar”, ka shtuar Nora Kronig.
Numrat e parë të vaksinimeve (110 mijë) janë vlerësime të përgjithshme dhe ata duhen parë më afër me kantonet, përcjell albinfo.ch .