Qeveria Zvicerane po shqyrton nëse do të shtrëngojë masat e koronavirusit për nxënësit, sipas një raporti në NZZ am Sonntag.
Ndërkohë debati mbi mbylljen e shkollave vazhdon, ndërsa shqetësimet rriten për variantet e reja të virusit.
Të gjitha shkollat u mbyllën nga qeveria gjatë valës së parë të pandemisë në pranverën e vitit 2020. Që nga ajo kohë, qeveria zvicerane ua la çështjet e shkollave kantoneve, të cilët janë përgjegjës për çështjet arsimore në Zvicër.
Ndryshe nga vendet e tjera, aktualisht shkollat janë të hapura në Zvicër, por nën masa të rrepta higjienike dhe maska që nga mosha 12 vjeç.
Autoritetet vazhdimisht kanë shprehur dëshirën e tyre për të mbajtur shkollat e hapura. Por, mund të ketë disa shtrëngime të masave, përcjell tutje albinfo.ch