Autoritetet shëndetësore franceze thonë se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 288 vdekje dhe 21.271 raste të reja me COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se me 21.271 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 2.872.941.
Nëpër spitale kanë humbur jetën 288 persona dhe 356 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit duke e rritur bilancin e viktimave në 69.949. Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.043 persona, prej të cilëve 2.740 ndodhen në kujdes intensiv.
Ndërkaq, me 1.269 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 208.071.