Pjesë nga konferenca:
Vjosa Osmani: Urdhëro, kryeministër,
Kurti: Ju faleminderit, zonja presidente.
Të nderuar gazetarë, të dashur qytetarët,
Sot kur na ndan 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një listë.
Presidentja në detyrë dhe unë, ish-kryeministri, do të na gjeni në të njëjtin vend e në të njëjtin qëllim.
Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve që posa nënshkruam para jush, marrëveshje për një shtet me drejtësi e pa korrupsion.
Vjosa Osmani: Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi e gabuar politike, do të garojmë me një listë të përbashkët, për të frymuar siç frymoni ju, për të guxuar siç guxoni ju. Kjo marrëveshje ka qëllime të përbashkëta, luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, barazi për të gjithë. Jemi të vendosur për të luftuar për një shtet pa korrupsion, për secalin nga ju.