Zyra Federale e Shëndetësisë thotë se pret një rritje të infeksioneve, për shkak të ardhjes së llojit të ri më ngjitës që ka origjinën në Mbretërinë e Bashkuar.
Beson se 6% e infeksioneve të reja do të jenë lloji i ri, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Irlanda tani është në listën e karantinës pasi varianti i fundit po përhapet atje dy herë më shpejt sesa lloji i mëparshëm.
Në 24 orët e fundit, 98 njerëz kanë vdekur, 147 janë shtruar në spital – shkalla e infeksionit po shkon në 12.6%.