Autoritetet shëndetësore në Tiranë bëjnë të ditur se sot do të nisë vaksinimi kundër COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Vaksina pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve.
Ditë më parë, ishte vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që konfirmoi se ishin siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania amerikane Pfizer.
Dhe, ishte po shefi i ekzekutivit shqiptar që njoftoi pasditen e së dielës për nisjen e vaksinimit.
Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës, por duket dozat kanë mbërritur më shpejt dhe vaksinimi nis sot.
“Shqipëria buzëqesh”, hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania”, ku tashmë janë gati 60 vende.