Ndryshe nga ditë më parë, kur kishte kolona të mëdha, të cilat prisnin për të dalë nga pikat kufitare të Kosovës, sot koha e pritjes është shkurtuar, raporton Albinfo.ch.
Nga të dhënat e fundit të Qendrës për menaxhimin kufitar, bëhet e ditur se pritjet në pikën kufitare të Merdares janë deri në 45 minuta.
Ndërsa më pak e ngarkuar është pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku raportohet se pritjet janë deri në 30 minuta, shkruan tutje Albinfo.ch.
Ndërkohë që te pikat e tjera kufitare të Kosovës pritjet raportohet të jenë vetëm nga 5 minuta.