Të shumtë janë futbollistët shqiptarë që luajnë në klube futbollistike gjermane. Talente të shumta kanë korrur suksese të mëdha, duke e bërë krenar gjithë popullin shqiptar.
Një talent i ri në futbollin gjerman tani më është edhe 15-vjeçari shqiptar, i quajtur Xhemajl Zeneli, shkruan albinfo.ch.
Ai po tregon suksese në menaxhimin e lojës dhe ka përpara një të ardhme me pritshmëri të larta.
Ai luan për klubin “Tus Koblenz”, në U 15, Regional Liga Sudwest.
Duhet theksuar se ëndërra e tij është që një ditë të luajë për reprezentacionin e Kosovës. /Albinfo.ch