Dy vajza kanë ardhur në jetë në momentet e para të vitit të ri 2021, transmeton albinfo.ch.
Ministrja e Shëndetesisë, Ogerta Manastrirliu, ka publikuar fotot e tyre pak minuta sapo ka ndodhur ndërrimi i viteve.
Postimi i plotë:
Mirë se erdhët Ajla dhe Meri!
Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 minutë pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur.
#Gëzuar! /albeu.com