Nga janari për 77 zyrtarë policorë është kërkuar suspendimi, ndërsa 38 zyrtarë policorë janë arrestuar.
Ishte ndaluar në stacionin policor në Graçanicë të martën pasdite.
Por, 21-vjeçari me inicialet A.U. e kishte shfrytëzuar një moment pakujdesie të zyrtarëve policorë dhe ishte arratisur.
Jashtë stacionit atë po e prisnin dy persona të tjerë me një makinë, të cilët ishin larguar vrullshëm me të hipur 21-vjeçari në makinë ku kishin shkaktuar edhe një aksident trafiku.
Në gjithë këtë incident ishte përfshirë edhe një zyrtarë policor, i cili kishte shtënë me armë zyrtare drejt tij.
21-vjeçari ka mbetur i plagosur, ndërsa me këtë rast menjëherë është marrë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Këta të fundit, në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar zyrtarin policor që ka përdorur armën.
Një gjë të tillë e konfirmon Kushtrim Hodaj, që ushtron detyrën e kryeshefit të IPK-së.
Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm gjatë viti 2020, ku policët janë përfshirë në incidente.
Madje edhe numri i ankesave në Inspektorat është goxha i madh.
Gjatë këtij viti në IPK janë denoncuar 1600 raste, ku qytetarët pretendojnë që u janë shkelur të drejtat nga ana e Zyrtarëve Policor.
Nga gjithë këto raste, një numër jo i vogël i policëve edhe u arrestuan.
IPK gjatë këtij viti si pasoj e pandemisë kanë filluar zbatimin e planit operativ sa i përket pandemisë Covid-19.
Gjatë këtij plani që lidhet me zbatimin e masave anti-Covid, është kërkuar suspendimi i 12 zyrtarëve policorë./GE