Vaksina kundër koronavirusit, nga kompania amerikane Moderna duket se ka shkaktuar një reaksion alergjik tek një mjek nga Boston, SHBA.
Onkologu nga Qendra Mjekësore e Bostonit, i cili është alergjik ndaj guacave ka raportuar në “New York Times”, se ai ishte ndier i trullosur dhe kishte rrahje të shpejta të zemrës menjëherë pas vaksinimit, shkruajnë mediat botërore.
Një zëdhënës i Qendrës Mjekësore të Bostonit ka thënë se mjeku ishte trajtuar dhe tani është jashtë spitalit. “Ai është mirë”, transmeton albinf.ch
Ky është rasti i parë publik i një reaksioni alergjik ndaj vaksinës Moderna, e cila është miratuar në SHBA para rreth një jave.