Rreth 1.000 familje në nevojë në Tiranë, Shkodër dhe Kavajë po marrin këto ditë pako me ushqime dhe produkte higjenike nga organizatat e ndryshme gjermane, transmeton albinfo.ch.
Përveç kësaj, 400 nxënëse dhe nxënës janë të pajisur me materiale mësimore dhe maska.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka shkruar se gëzohet që po u japin kënaqësi familjeve para festave dhe falënderon organizatat partnere Help – Hilfe zur Selbsthilfe dhe Organizata Plan&Go për shpërndarjen e shpejtë të pakove. /Albinfo.ch

