Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla ndërlidhet pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve të dhjetorit.
Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Sot rreth orës 12:05, kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton është sulmuar gazetari. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar përmes telefonit me gazetarin, i cili ka deklaruar se për momentin nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Jemi duke e pritur për të marrë informata të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për AGK-në, Baki Kelani, për AGK.
AGK ka kërkuar nga organet e rendit ta zbardhin këtë rast.
Shumë gazetarë kanë reaguar, duke e dënuar këtë akt ndaj Sylës.
Ndërsa, lidhur me deklaratat e Valon Sylës ndaj mërgimtarëve, Blerim Gashi, bashkatdhetar nga Vjena, ka reaguar me një shkrim në rrjetin e tij social, ku ka ngritur padi ndaj tij.
Video e ngjarjes: