Zyra Federale e Aviacionit Civil (Bazl) ka marrë vendimin që, duke filluar nga mesnata e sotme të ndërpresë lidhjet e trafikut ajror me Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, shkruan srf.ch.
Ky vendim është marrë për shkak të mutacionit të ri, shumë ngjitës të koronavirusit, që është paraqitur në dy vendet e përmendura, transmeton albinfo.ch.
Me ndalimin e fluturimit duhet të parandalohet një përhapje e mëtejshme e variantit të ri të virusit.
Në mbrëmje, Bazl ka informuar aeroportet dhe kompanitë ajrore të interesuara, si dhe aviacionin e biznesit, për vendimin e marrë i cili hyn në fuqi menjëherë.
Një numër vendesh evropiane kanë ndaluar ose po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të udhëtimit nga Mbretëria e Bashkuar për të parandaluar përhapjen e variantit më infektiv të koronavirusit.
Në mesin e tyre, sipas BBC, Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet. Trenat për në Belgjikë gjithashtu janë ndaluar.