Mbrëmë, Marseille është përballur me Remis në kuadër të javës së 16-të të Ligue 1. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, për Remis luajtën dhe dy shqiptarët, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli.
Zeneli u bë protagonist pasi u përfshi në golin e Remis, dhe në fund u votua nga tifozët si lojtari i ndeshjes.
Ai ka marrë 38% të votave të tifozëve, të cilët kanë menduar se paraqitja e tij ishte më e mira në fushë.
Remis po vuan ende formën e dobët. Ata janë në vendin e 16-të me 14 pikë, por dyshja kosovare sigurisht që me formën e tyre të mirë do të jenë faktor ndikues në ekip në të ardhmen. /Albinfo.ch
