Kantonet qendrore zvicerane duan të fillojnë vaksinimet e para kundër Covid-19 jo më larg se në javën e ardhshme. Dozat e vaksinimit të alokuara për to duhet të përgatiten dhe injektohen – fillimisht për të vaksinuar njerëz veçanërisht të prekshëm, shkruan sda.ch.
Këtu hyjnë kryesisht personat nga grupi i ashtuquajtur i rrezikut, njerëz të moshës mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.
Vaksinimi zyrtar fillon në të vërtetë më 4 Janar, është njoftuar të shtunën nga Konferenca e Drejtorëve Shëndetësorë të Kantoneve të Zvicrës Qendrore (ZGDK), transmeton albinfo.ch.
Me marrëveshjen e përbashkët midis drejtorëve të shëndetësisë në Zvicrën qendrore dhe koordinimin nga ana e autoriteteve përkatëse shëndetësore, do të shmanget “gara politike” për vaksinimin më të shpejtë, e cila do të ishte e rrezikshme dhe e panevojshme.
Në Zvicrën qendrore bëjnë pjesë kantonet: Luzern, Uri, Schwyz, Obwalden, Nidwalden dhe Zug.
Autoriteti i produkteve terapeutike Swissmedic befasisht ka njoftuar sot për miratimin e parë të një vaksine kundër Covid-19 në Zvicër.