“Time”, një prej gazetave më prestigjioze në botë, ka vendosur të falënderojë bluzat e bardha “Guardians of the year 2020”, pikërisht me punimin artistik të Mimoza Rracit.
Artistja e re shqiptare ka realizuar ditë më parë një vepër artistike, në të cilën shfaqet një mjeke që në maskën e saj mbart flamurin e Kosovës.
Mimoza Rraci ka ndarë me të gjithë këtë lajm të mirë.
“Këtë’ nuk e prisja. “Time” nji prej gazetave më të famshme në botë, ka postuar punën time për t’i falënderuar Guardians of the year !”, ka shkruar Rraci.