Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë vizitën e parë zyrtare pas marrjes së detyrës në Komunën e Tuzit, ku është takuar me kryetarin Nik Gjeloshaj dhe komunitetin shqiptar.
“Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive te kaluara. Ne do bashkëpunojmë me projekte për te mirën e komunitetit”, është shprehur zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq për mediat.
Postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjelosha:
Sot, bashkë me nënkryetarët e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, pritem në takim, zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq, i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Jakov Millatoviq.