Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra po shënon infeksione me një rënje të lehtë krahasuar me ditët e tjera, por ekspertët e vlerësojn ende shqetësuese numrin e infektimeve.
29, 334 infektime janë regjistruar që nga dita e hënë e deri tek dita e premte në Zvicër. Sipas BAG, dita e hënë përfishin raportin 72 orësh që nënkupton edhe vikendin e kaluar si dhe pesë ditët e kësaj jave, (gjithsej 7 ditë), janë regjistruar 29.334 infektime, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 373,831 infektime, gjithsej të raportuara në shtetin e Zvicrës.
Ndërkohë, numri i të shëruarve ka arritur në 291,500 persona dhe numri i testimeve ka arritur në mbi 3 milionë.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë dhe më pas janë rikuperuar, janë ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.