Udhëtarëve nga Britania mund t’u ndalohet hyrja në vendet e BE-së duke filluar nga 1 janari, pasi rregullat e udhëtimit që ndërlidhen me të qenit pjesë e BE-së skadojnë dhe po ashtu kufizimet e pandemisë bllokojnë hyrjen, shkruan BBC.
Udhëtimet e pakufizuara nëpër shtete brenda bllokut më nuk do të aplikohen automatikisht për banorët e Britanisë nga atëherë. Hyrja në BE do të bazohet më pas vetëm për udhëtime esenciale.
Janë vetëm tetë shtete me nivel të ulët të Covidit që janë në listën e atyre të aprovuara për udhëtime lirshëm dhe nuk ka plane për të futur Britaninë në atë listë.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, ka thënë për BBC se kufizimet do të varet në atë se çfarë vendos BE-ja dhe shtetet anëtare të saj.