Konferenca “Diaspora Flet 2020” mblodhi pjesëmarrës të ndryshëm nga 26 shtete të botës në një platformë dixhitale për 3 ditë radhazi.
Nga 19 deri më 21 nëntor 2020 Germin organizoi konferencën virtuale “Diaspora Flet 2020”, e cila rezultoi me interes.
Me një program të ngjeshur prej 25 orësh: me sesione debatuese, fjalime inspiruese, biseda të përqendruara, panair virtual, hapësirë rrjetëzimi dhe interaktivitet mes folësve e pjesëmarrësve, duke e përmbyllur suksesshëm këtë konferencë.