Në 24 orët e fundit BAG raporton 5041 raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Që nga e dita e merkurë, 5041 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 33,067.
Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 15,2 për qind.
BAG gjithashtu raporton 87 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin, derisa 212 persona u shtruan në spital. /Albinfo.ch