Një shtetas kosovar ishte në kërkim me një urdhër arresti gjerman që nga viti 2004. Kur ai deshi të udhëtonte në Zvicër, 51 vjeçari u arrestua dhe tani është në paraburgim, shkruan polizeinews.de.
Në mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor 2020, i kërkuari ishte nisur të shkonte në Zvicër, përmes autostradës që kalon nëpër Weil am Rhein, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët e doganës gjermane, duke kontrolluar të dhënat e tij konstatuan se ndaj 51-vjeçarit prej 16 vitesh ishte në fuqi një urdhër arresti.
Në vitin 2001 ai ishte dënuar me 7 vjet burg për tregti me drogë, përcjell albinfo.ch. Nga kjo masë dënimi atij i kishin mbetur për t`i vuajtur edhe 916 ditë ose afër 3 vite.
I kërkuari iu dorëzua policisë federale e cila e arrestoi atë dhe e çoi në një institucion korrektues.