Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX.
Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do të merren falas.
Postimi i Zemajt: