Është bërë e ditur se sportisti shqiptar, Enea Lapa, ka korrur suksese në Kampionatin Kombëtar Amerikan, duke mposhtur kundërshtarët e tij, shkruan albinfo.ch.
Për ekipin e tij, @xcelljiujitsu ky organizim i garave ishte me sukses, duke sjellë në shtëpi dy medalje ari dhe tri medalje të tjera argjendi.
“Ky ishte kampionati kombëtar amerikan, i dyti më i rëndësishëm pas botërorit. Pata dy ndeshje, të cilat i fitova të dyja me finalizime. Akademia jonë arriti të marrë dy medalje ari dhe tri argjendi”, është shprehur Lapa për albinfo.ch.

