Në Zvicër, Lozana kohë më parë është renditur edhe zyrtarisht qyteti më i mirë i vogël në botë, e së fundi hijeshinë ia shtuan edhe festat e fundvitit me stolisjen e qytetit, duke i dhënë pamje të bukur me dritat delikate dhe dekorimet e të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Nga pamjet e ofruara mund të shihni magjinë e këtij qyteti, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm për festat e fundvitit, në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Andaj, Lozana po konsiderohet një qytet ideal për të jetuar atmosferën magjike të festave të fundvitit, ku nga fundi i nëntorit e deri në mes të janarit zbukurohet me mijëra drita, për të dhuruar emocione unike. /Albinfo.ch



Dan Schiumarini

