Javët e fundit numri i të infektuarve në Austri me koronavirus kishte numër të madh të rasteve brenda ditës, por në këtë javë situata duket se po shkon drejt normalizimit.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 3,815 raste të reja. Shumica e tyre në Austrinë e Epërme, por edhe Vjena me një numër të konsiderueshëm, shkruan heute.at, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani 297,245 raste kanë rezultuar pozitive në testin e koronavirusit në Austri, ndërsa 243,775 janë shëruar.
Aktualisht, 49,819 persona janë raste aktive, ndërkohë që 642 të infektuar të tjerë janë në gjendje më kritike për jetën. /Albinfo.ch